Mittwoch, 29. April 2009

Tuna Sejdiu, Zbulohet lidhja e re me djalin e ambasadorit



Tuna SejdiuAjo gjithmone di te “gjuaje” gjerat me te mira, pasi mesohet se Rilind Reka eshte djali i ambasadorit te Maqedonise ne Bashkimin Europian, z. Blerim Reka, nje profesor shume i nderuar ne Universitetin e Europes Juglindore ne Tetove, vend ku ka filluar studimet edhe vete kengetarja.

Peshku i arte bie ne duart e Tuna Sejdiut. Nje histori e re ro mance duket te kete nisur per kengetaren shqiptare nga Shkupi, Tuna Sejdiun. E shoqeruar nga nje djalosh zeshkan, kengetarja dite me pare eshte pare ne nje nga lokalet e Prishtines, ku sipas nje burimi, i cili ka pare ciftin, raportet e tyre nuk dukej se ishin vetem shoqerore. Sipas ketij burimi, ata kane shkembyer perkedhelje dhe puthje te shumta ne lokalin ku kane qene te pranishem. Ndersa, sipas nje burimi tjeter qe ka dashur te mbetej anonim, emri i djaloshit i cili po shoqeronte Tunen, eshte Rilind Reka, bashkepronar i lokalit Flirt Lounge (ish Hani i 2 Roberteve) te cilin Rilindi e menaxhon se bashku me Drin Zatriqin, lokal ne te cilin gjejne prehje gati shumica e fytyrave publike. Kujtojme qe kohe me pare jeta private e kengetares ka qene mjaft e perfolur, madje me ishte shkruar se kengetarja eshte fejuar, gje qe asnjehere nuk e ka pranuar ajo. Por, kjo nuk ishte e tera pasi qe ate kohe nuk munguan thashetheme se kengetarja ishte shtatzene. Pasi qe ajo tashme eshte ne perfundim te studimeve ne Selanik te Greqise, koheve te fundit ate nuk e lodhin udhetimet e gjata. Gati cdo fundjave ajo ben rrugen Selanik- Prishtine dhe shkak i gjithe ketij rrugetimi eshte pikerisht Rilind Reka, djaloshi me te cilin Tuna ka gjetur gjuhen e perbashket. Sharmante, ekstravagante dhe teper e pelqyer nga publiku, si duket nuk ka pasur shume fat ne dashuri derisa tashme gjendet ne duar te sigurta. Ajo gjithmone di te “gjuaje” gjerat me te mira, pasi mesohet se Rilind Reka eshte djali i ambasadorit te Maqedonise ne Bashkimin Europian, z. Blerim Reka, nje profesor shume i nderuar ne Universitetin e Europes Juglindore ne Tetove, vend ku ka filluar studimet edhe vete kengetarja. Ajo tashme ka realizuar kengen e re te titulluar “E boj nxehte” ne bashkepunim me reperin Vig Poppa, qe eshte Vigani i grupit K-OS. Muzika eshte bere nga Enis Presheva, ndersa tekstin e ka shkruar Vig Poppa. Tuna tregon se kenges se shpejti do t’i realizohet edhe nje videoklip, i cili do te punohet ne Shkup. Kenga eshte shume ritmike dhe kombinim i zhanreve R&B dhe hiphop. “E boj nxehte” do te jete pjese e albumit me te ri te Tunes, i cili do te dale nga fillimi i veres. Tuna eshte e kenaqur me punen rreth kenges, por nuk do te flase paraprakisht nese do te jete hit ose jo, vetem shton se, sipas atyre qe e kane degjuar gjer me tash, eshte nuhatur nje hit i diteve te nxehta qe do te vijojne. Tuna ishte kualifikuar per ne naten finale te festivalit maqedonas per Eurovizion, qe u mbajt me 21 shkurt, ne sallen Universale ne Shkup. Eshte paraqitur ne naten e pare te festivalit, duke u renditur e katerta, fale votave te jurise dhe te publikut. Ajo eshte pritur jashtezakonisht mire si nga juria, ashtu edhe nga publiku dhe per kete eshte ndare teper e kenaqur, por qellimi i saj mbetet suksesi ne naten e sotshme. “U prita shume mire ne naten e pare, por besoj se do te shkoje edhe me mire te shtunen”, u shpreh ajo. Ne kete festival Tuna po konkurron se bashku me Igor Xhambazov-in, nje nga shoumenet me te njohur ne Maqedoni dhe me grupin “Nokaut”, te cilet jane edhe autore kengesh te zhanrit ‘disko style, te titulluar “Pak si naive”. Pos vemendjes se madhe per interpretimin e drejtperdrejte ne skene eshte perkujdesur edhe per dukjen ne pergjithesi. Nje kengetare si ajo qe gjithnje i kushton vemendje performances skenike, nuk ka se si ne nje festival te ketille te mos e beje kete. Keshtu, grimin dhe floket ia ka bere Armend Gashi dhe Sellma, si gjithmone, derisa veshjen e ka pasur kreacion te nje te dizajneri te njohur grek. /blerand rexhepi/panorama/28.03.09/

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen