Mittwoch, 29. April 2009

Afrim Muciqi
/photo kosova sot/

Babai ishte frymezim per mua

“Fillimin e karrieres sime e kam nisur ne nje kohe mjaft te veshtire, kur kemi qene nen okupimin serb. Jetonim ne kushte mjaft te renda ekonomike dhe per t’u marre me kenge ka qene mjaft veshtir, sepse nuk kishim kushte, mjete muzikore, etj.”, shprehet Afrimi

Afrim Muciqi i riAfrim Muciqi arriti te kete nje karriere te ndritur muzikore, ndonese per te arritur deri ketu ka pasur mjaft veshtiresi. Ai si i ri e ka nisur kengen pikerisht ne kohen e okupimit serb. “Fillimin e karrieres sime e kam nisur ne nje kohe mjaft te veshtire, kur kemi qene nen okupimin serb. Jetonim ne kushte mjaft te renda ekonomike dhe per t’u marre me kenge ka qene mjaft veshtir, sepse nuk kishim kushte, mjete muzikore, etj.”, shprehet Afrimi per “Kosova Sot”. Ai qe ne moshen e adoleshences kishte prirje per kenge, ndonese ne nje menyre kete profesion e ka te trasheguar nga babai i tij. “Kengen mund te them se e kam trashegim, sepse babai im ka kenduar, mirepo me shume neper ahengjet familjare, keshtu qe ne nje menyre jam frymezuar nga ai, i cili me ka mesuar shume gjera mbi profesionin e kengetarit”, thote ai. Si adoleshent ka qene nje djalosh kureshtar per te mesuar mbi shume gjera, dhe deshira e tij ka qene te punoje shume dhe te arrije nje karriere te mire ne fushen e kenges. Per tere kete sukses ai falenderon Zotin, i cili e ka sjelle deri ketu. “Celesi kryesor i tere suksesit tim eshte Zoti, i cili me ka falur zerin per kete profesion, te cilin mundohem ta shfrytezoj sa me shume, sepse eshte profesion qe nuk ka fund. Asnjehere nuk mund te thuhet se i erdhi fundi dhe te mos vazhdoj me, por gjithnje perpiqemi per me lart”, shton ai. Sipas Afrimit, adoleshenca e tanishme dallon shume per nga koha e te rinjve te asaj periudhe te cilen e ka kaluar ai. Ne nje menyre ne ate kohe te rinjte kane jetuar ne kushte me te veshtira, mirepo kane mesuar me shume, kane pasur me shume edukate. Ndersa tani ka ndryshuar, te rinjte jetojne nje jete me ndryshe. /k.bajrami/kosova sot/14.04.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen