Mittwoch, 29. April 2009

Rikthehet Adelina me koncerte dhe pagesa marramendese

Adelina Ismajli
/photo public domain/



Mesojme se ne muajin maj, kengetarja e njohur Adelina Ismaili, do te jete ne nje nga serite e koncerteve, qe kengetaret shqiptare do te japin per bashkatdhetaret e tyre ne Amerike. Kengetarja ka qene ne vitin 2005 per here te fundit ne koncert atje dhe me pas ka bere nje pauze relativisht te gjate. Burime prane Adelines thone qe nje nga arsyet e kesaj pauze ka te beje edhe me mungesen e organizimit ne nivelet qe pretendon kengetarja. Gjithashtu, thuhet se Adelina shpesh ka refuzuar disa marifete organizatoresh, te cilet kerkojne te fitojne shume para ne kurriz te publikut, duke pohuar se per te muzika eshte pasion e mandej biznes. Kjo beri qe ajo te bojkotohet nga shume menaxhere koncertesh. Edhe pse i kushtoi shume, ajo nuk u terhoq aspak dhe rikthehet perseri akoma me e forte. Paraqitja e saj ne vitin 2005 se bashku me motren Zanfinen ne 6 koncerte neper qytete te ndryshme amerikane, te cilat mund te quhen edhe koncerte te karrieres, ishin teper te sukseshme per te dyja motrat. Kontrata e majme prej 150.000 dollaresh amerikane vetem per Adelinen, ishte nje nga arsyet pse ajo vendosi te kendoje atje ne 2005, ne organizimin e bere nga z. Jeton Berdynaj, nje ishmodel. Kurse tani nuk behen te ditura detajet e kontrates, por sipas te gjitha gjasave duke ditur qe ajo eshte kengetarja me e shtrenjte e Estrades, me siguri cmimet do te jene mjaft te larta. Kesaj radhe Adelina nuk do te jete e shoqeruar nga e motra, por nga nje kengetar shume i njohur dhe i dashur, nga Shpat Kasapi. Madje, fansat deshirojne shume qe ata t’i shohin duke kenduar bashke. E pyetur per kete fakt Adelina eshte pergjigjur: “Do deshiroja te kem nje bashkepunim me Shpatin, por sikur pjese e ketij bashkepunimi te jete edhe vete bukuroshja e tij”. Tani kengetaren e njohur e menaxhon nje produksion zviceran, i cili merret edhe me menaxhimin e koncerteve ne vende ku banojne shqiptaret. Ne kete menyre ajo tashme ka marre edhe statusin e artistit zviceran ku e mbron ligji per te gjithe te drejtat e autorit. Nga burimet tona mesojme se Adelina se shpejti pervec se do lancoje nje klip ne gjuhen shqipe, gjithashtu do te publikoje nje album te perzier ne gjuhen angleze dhe franceze, ku ketij albumi do t’i bashkangjitet edhe nje duet me nje kengetar shume te famshem francez. Se fundi, ajo eshte paraqitur ne nje koncert ne Malmo te Suedise se bashku me kengetarin e muzikes popullore Nysret Muciqin. Per me teper, le te presim javet ne vazhdim, pasi kengetarja eshte duke punuar intensivisht dhe nuk deshiron te flase para kohe duke na premtuar shume surpriza. /blerand rexhepi/panorama/21.03.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: ismajli ismaili
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen