Mittwoch, 29. April 2009

/photo public domain/

INTERVISTE: MIMA KASTRATI
‘Cokollata’, nje kenge per rinine

Kengetarja qe tani njihet mjaft shume edhe ne Kosove u ka sjelle adhuruesve te saj singelin me te ri, qe titullohet “Cokollata”. Ka shume vjet qe ajo jeton ne Gjermani dhe tani keto dite eshte duke qendruar ne Kosove per te punuar ne projektet e saj me te reja, me te cilat do te prezantohet per festat e fundvitit. Per risite e saj ne kenge flet ne intervisten per “Kosova Sot”.

“Kosova Sot”: Se fundi keni lansuar kengen dhe videoklipin me te ri “Cokollata”, perse e emeruat me kete emer?
Mima Kastrati: Arsyeja perse kam deshiruar te emerohet kenga me kete emer eshte ngase i dua shume cokollatat dhe kerkova nga tekstshkruesi te me realizoj nje kenge te tille. Kengen ne teresi, si tekstin, komponimin dhe orkestrimin e ka pergatitur Andin Randobrava.

“Kosova Sot”: Cilat jane karakteristikat e kesaj kenge?
Mima Kastrati: Kjo kenge dallon nga kenget e mia te deritashme, sepse ka nje fryme te re muzikore. Kenga ka nje stil te ri, eshte disko, kam bere nje ndryshim total ne dukje dhe dallon nga te gjitha kenget dhe videoklipet e tjera. Kete kenge e kam realizuar per rinine dhe eshte hera e pare qe une kendoj ne zhanrin e shpejt zbavites, sepse ne pergjithesi kenget e mia jane te zhanrit popullor dhe zbavites. Pra, eshte nje kenge me nje ritem te shpejte muzikor dhe besoj se do t’u pelqeje te gjithe te rinjve.

“Kosova Sot”: Na flisni dicka rreth videoklipit te kenges?
Mima Kastrati: Ky eshte videoklipi i katert me radhe. Klipin e kam punuar me “Produksionin 21”, kemi punuar nje jave. Jam shume e kenaqur me kete klip, edhe pse nuk me eshte pershtatur shume si tip, sepse eshte dashur te kem skena qe i pershtaten tekstit te kenges dhe te rinjve, andaj eshte dashur qe te jem krejtesisht ndryshe nga ajo qe jam ne realitet. Sponsor i klipit eshte kompania e njohur “Mabetex”.

”Kosova Sot”: Jeni duke punuar edhe ndonje kenge te re?
Mima Kastrati: Jam duke punuar ne albumin tim te ri, i cili do te dale gjate vitit te ardhshem. Deri me tani i kam pergatitur gjashte kenge te reja. Se shpejti do te dale edhe me nje duet te ri, qe besoj se kenga do te beje buje ne tregun muzikor, sepse eshte punuar ne menyre profesionale, duet do te jem me nje kengetar kosovar, mirepo emrin e tij nuk do ta zbuloj tani.

“Kosova Sot”: Kush jane bashkepunetoret tuaj te kenges?
Mima Kastrati: Jam duke punuar me nje kompozitor gjerman, Allenyn, pastaj me Fatmir Mujen, Erroll Jakupin, Virusin, Naim Krasniqin etj. Besoj se do te kem sukses ne kenget e mia te reja, sepse jam duke punuar me krijues mjaft te mire te kenges.

Mima Kastrati

”Kosova Sot”: Me cfare do te paraqiteni per festat e fundvitit?
Mima Kastrati: Sapo i kam perfunduar xhirimet e Vitit te Ri, ne programin e “Euro Lindit”, keto xhirime i kemi realizuar ne Peje. Pastaj do te paraqitem ne dvd-ne e Zyres, Qumilit, Stupcat. Do te jem edhe ne programin e Televizionit 21. Do te prezantohem me nje kenge te re nga Naim Krasniqi, ndersa ne xhirimet e tjera do te paraqitem me kengen e re “Cokollata” dhe “Te dua”, te cilen e kam punuar ne Gjermani me tekstin e Arsim Bunjakut dhe orkestrim dhe komponim te Allenyt.

”Kosova Sot”: Pervec qe jeni kengetare, ju jeni edhe mjeke, perse nuk merreni me kete profesion?
Mima Kastrati: Tani per tani jam e perkushtuar vetem ne kenge. Mirepo, nuk do te thote se ne te ardhmen ndoshta pas nja 10 apo 15 vjeteve mund ta hap nje ordinance dhe t’i kthehem mjekesise.

“Kosova Sot”: Ndonje plan per te ardhmen?
Mima Kastrati: Pervec albumit, do t’i realizoj edhe tete videoklipe te reja, thuajse te gjitha kenget e albumit do te kene klipe.

“Kosova sot”: Per fund?
Mima Kastrati: Pershendes adhuruesit e mi, lexuesit e gazetes. Do te mundohem t’ju sjell kenge dhe videoklipe te mira. /k.bajrami/kosova sot/29.11.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com
http://albavips.blogspot.com

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen